Dy pjesëtarët e grupit “West Side Family” Landi Hysi dhe Armir Shahini, ishin të ftuarit e Rudina Magjistarit të premten në emisionin e saj, të cilët folën për klipin e tyre më të ri “Komshia”, projekti i parë pa Dr. Florin.
Por pikërisht ky detaj, ka bërë që Rudina, nga keqardhja që këngëtari nuk është më mes nesh, të bëjë një deklaratë në studio e cila nuk është pritur mirë në rrjetet sociale.
“Nuk është thjesht një këngë e re e juaja, është kënga e parë që bëhet pa Doktor Florin. Ju herën e fundit keni qenë këtu në studio dhe sollët këngën “Beso”, që ishte një vazhdim i punës së nisur nga Dr. Flori të cilin e përshëndesim madje se ndoshta është duke na ndjekur…”, tha Rudina.
Sigurisht e ka pasur fjalën që “është duke na ndjekur nga lart”, por do të ishte mirë që ta kishte specifikuar.
Momentin mund ta ndiqni në videon më poshtë pas minutës 1:45:





