Mbi 1000 vende të reja pune janë shpalosur nga rreth 60 subjekte në panairin e punës të hapur në qendër të Durrësit në sheshin “Liria”. Industria e turizmit ka kryesuar në këtë panair me vendet e punës, të cilat ofrohen për të gjithë punëkërkuesit.
Një interes shumë të madh nga të rinjtë kanë patur stendat e hapura nga resortet dhe restorantet, në bregdetin Adriatik, ku dhjetëra të rinj shprehën interesin për të qenë pjesë e stafit si ekonomistë, kuzhinierë, kamarierë etj.
Për kreun e Zyrës Rajonale të Punësimit, hapja e panairit është një mundësi shumë e mirë për të gjithë punëkërkuesit por edhe kompanitë, të cilët komunikojnë drejtpërsëdrejti.
Interes me vende të reja pune kanë shfaqur kryesisht kompanitë që janë pjesë e ofertës turistike në bregdetin e Durrësit. Kompanitë e ndryshme të konfeksioneve kanë paraqitur oferta punësimi nga 100 deri në 150 vende pune, ku kriter është jo vetëm eksperienca, por edhe dëshira për të punuar në grup.
Po kështu, shkolla e mesme profesionale në Shkozet të Durrësit, “Beqir Çela” ka ardhur në panair me disa fletëpalosje. Nxënësit reklamojë procesin mësimor në auditore dhe në praktikë si një prej shkollave më të mira profesionale në vend.
Panairi Rajonal i Punësimit Durrës, do të qëndrojë hapur deri pasdite.
K.H.





