Një oficer i Policisë Gjyqësore ka marrë të martën nga selia e Partisë Demokratike audiopërgjimin e pretenduar të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.
Në përgjimin e publikuar të hënën nga Partia Demokratike pretendohet se Agron Xhafaj po diskutonte trafikimin drejt Italisë të një sasie lëndësh narkotike, gjatë kohës që i vëllai mbante postin e ministrit.
Më vonë të hënën, Agron Xhafaj paditi në Prokurori tre demokratët që publikuan përgjimin duke pretenduar se ai ishte i rremë.





