Në media sot ka qarkulluar një lajm se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Kjo ka qenë dhe një pjesë e debatit në “Real Story” nga Sokol Balla, ku drejtuesi i emisionit ka sqaruar të gjitha aludimet që janë ngritur.

Ai tha se kishte kontraktuar me zëdhënësin e ministrit Xhafaj, i cili i kishte konfirmuar faktin që sapo kishte dalë nga zyra e këtij të fundit.

"Xhafaj, nuk ka dhënë dorëheqjen, vijon të jetë në detyrë”, tha Balla, duke cituar zëdhënësin e ministrit.