Kënga e sapopublikuar e Rita Orës, ‘Girls’, është shkuar në lidhje me marrëdhënien e saj me supermodelen Cara Delevingne, duke lënë të nënkuptohet se kanë qenë më shumë sesa mike me njëra-tjetrën.

Cara dhe Rita disa vite më parë ishin të pandashme, madje këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale ‘grua’, raporton The Sun. Dhe lidhja e tyre e supozuar nga mediat ka frymëzuar këngën ‘Girls’ ku thuhet: “Jam 50 me 50 dhe nuk do ta fsheh kurrë më.”

Rita nuk është përpjekur për ta fshehur subjektin e këngës, ndërsa ajo fliste për Delevingne si muzën e saj ndërsa ishte në studio duke regjistruar.

Kënga e Rita Orës e realizuar në bashkëpunim me Charli XCX, Bebe Rexha dhe Cardi B është shkruar për një vajzë me të quajtur ‘Lara’ dhe i referohet disa prej momenteve të veçanta që kanë kaluar së bashku në Malibu.