Mesditën e sotme, për disa sekonda një tërmet ka lëkundur qytetin bregdetar të Vlorës.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orësh 13:00, ndërsa tërmeti ka qenë rreth 4 ballë i shkallës rihter dhe një thellësie prej 10 kilometrash., sipas agjencisë CSEM.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, apo dëmtime materiale. Zona ku është regjistruar epiqendra e tërmetit është mes Vlorë dhe Himarës.