Fansat e Kylie Jenner dolën me një teori të cuditshme ku pretendonin se truproja e saj, Tim Chung, ishte babai i fëmijës Stormi.

Ai ka thyer heshtjen për këtë çështje pasi fillimisht refuzoi të mohonte atësinë.

Truproja Tim publikoi një fotografi në Instagram, ku ai ndan deklaratën e tij me përshkrimin: "Komenti im i parë dhe i fundit".

"Unë jam një person shumë privat dhe normalisht nuk do t'i përgjigjem kurrë thashethemeve dhe tregimeve që janë kaq qesharake. Nga respekti i madh për Kylie, Travis, vajzën e tyre së bashku me familjet e tyre, unë do të doja të shprehesha se marrëdhëniet e mia me Kylie dhe familjen e saj kanë qenë shumë të kufizuara në mënyrë rigoroze dhe vetëm profesionale," shkruan truproja në foton e shpërndarë.