Protestës së farmacistëve në mbarë vendin i janë bashkuar edhe ata të Durrësit, të cilët në orën 11:00 të kësaj të hëne, kanë ulur qepenat apo kanë mbyllur dyert e farmacive të tyre.

Farmacistët pezullojnë kështu veprimtarinë për dy orë, nga ora 11:00 deri më 13:00. Ata kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Shumë qytetarë durrsakë i gjetën dyert e mbyllura këtë paradite. Ata thonë se nuk ishin në dijeni të pezullimit të aktivitetit për 2 orë dhe as të kërkesave të farmacistëve.

Ndër ankesat e shumta që kanë durrsakët, kanë të bëjnë me cilësinë e barnave. Ata thonë se barnat nuk janë cilësore, vetëm kur i marrin jashtë shtetit e bëjnë efektin.