Gjyqtarja e Gjykatës së kryeqytetit, Manjola Xhaxho ka kaluar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (vettingun) duke u rikonfirmuar në detyrë.
Pas shqyrtimit të dosjes, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi që ta rikonfirmojë në detyrë gjyqtaren, e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Nga hetimi i plotë për vlerësimin e pasurisë rezultoi se gjyqtarja ka apartament 2+1 në pronësi të prindërve. Gjyqtarja nuk ka pasuri tjetër.
Nga drejtoria e informacionit të klasifikuar rezulton e pastër, ndërsa KLD solli vlerësim që është e aftë profesionalisht.





