Të paktën njëmbëdhjetë persona u vranë dhe 41 u plagosën në një seri sulmesh, përfshirë një sulm kamikaz, ndaj institucioneve të kishave në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë, njoftoi policia lokale.
”Bilanci i fundit raporton për njëmbëdhjetë të vdekur dhe 41 të plagosur”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangera.
Sulmi kamikaz që kishte në shënjestër tri kisha në Indonezi u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik me përfshirjen e gjashtë anëtarëve të së njëjtës familje si dhe dy fëmijëve të tyre.





