Delegacioni Bashkimit Europian në Tiranë në një deklaratë për media pas dhënies së masës “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri, përshëndeti “zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin”, por rikujtoi rëndësinë e “prezumimit të pafajësisë”.

Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Delegacioni i BE në një deklaratë për mediat.