Vetëm pak orë i ndante nga dita e madhe, kur do të bëheshin burrë e grua. Por një aksident tragjik e ktheu ditën e festës në tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur në Passos, Brazil, ku 36-vjeçarja Luana Alves dhe burri i saj i ardhshëm Rodrigo Nogueira, 31 vjeç, ndërsa po bënin blerjet e fundit para dasmës humbën jetën në një aksident rrugor.

36-vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa Rodrigo vdiq pas disa orësh i shtruar në spital, raporton Mirror.

Rodrigo kishte tentuar të parakalonte një tjetër mjet, por u përplas me të. Për pasojë humbi jetën dhe shoferi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Prindërit e çiftit mbetën të shokuar nga ngjarja tragjike. Ceremonia mortore e tyre u zhvillua në kishën, ku. në të njëjtën ditë. ata do të kurorëzonin dashurinë e tyre.