Në ditën ndërkombëtare të Homofobisë Transfobisë dhe Bifobisë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë iu ka bërë një ftesë të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë nesër në ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë.
Përmes një postimi në "Facebook", ambasada amerikane shpreh mbështetje ndaj komunitetit LGBTI si dhe është kundër diskriminimit dhe homofobisë.
Statusi i plotë i ambasadës:
️
| Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT do të mbajnë ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë, nesër, 13 maj, në orën 11, përpara Pallatit të Kongreseve. Bashkohuni me ne në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.






