Fundi i ditës së sotme pritet të kumtojë një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi, teksa shteti grek më në fund do të njohë lejet shqiptare të drejtimit të mjetit.

Marrëveshja përkatëse, pjesë e negociatave që janë zhvilluar mes të dy vendeve muajt e fundit- pritet të firmoset pas orës 18:30, nga dy Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias.

Në fakt, kjo përbën një kërkesë të kahershme dhe realizohet në kohën që shumica e shqiptarëve në Greqi janë pajisur tashmë me patentë greke.

Por gjithsesi janë dhe disa që kishin procese të hapura gjyqësore për mungesën e patentës. Kjo kategori pritet që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, mos t’u nënshtrohet më sanksioneve.

Marrëveshja do firmoset në Greqi, ku Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin “Vishegrad-4 plus Balkan-4 plus, që po mbahet në afërsi të Athinës.