Një tifoz me fat duhet të falënderojë portierin e Hadërsfilldit, Jonas Lësël, që i dhuroi 110 mijë paund, pasi kapi një skedinë të çmendur.
Bastexhiu, i cili dëshiron të mbetet anonim, vendosi 7 ndeshje online përpara se të startonin takimet e mbrëmjes të mërkurën. Ai kishte parashikuar se Hadërsfilldi do të rrëmbente një pikë ndaj Çelsit dhe pritjen e portierit danez në pjesën e dytë pas një goditjeje me kokë të Tomas Kristensenit, e cila siguroi që rezultati të mbetej i barabartë.
Ai duhet ta ketë festuar si i çmendur. Bastet e tij të tjera përfshinin që Kilmarnoku do të ndalej gjithashtu në një barazim me Sëlltikun në Skoci.
Ndërsa 5 ndeshjet e tjera parashikonin që Mançester Siti do të mundte Brajtonin, Leiçesteri do të bënte surprizën dhe mposhte Arsenalin, Barcelona që do të fitonte ndaj Vijarealit në La Liga dhe Totenhemin që do të mposhte Njukasëllin.
Në fund, ai parashikoi edhe që Dumbarton do të arrinte një fitore ndaj Aloas në “play-off”-et e Championship-it skocez. Koeficientit të përgjithshëm, ai i vendosi një bast prej 100 paundësh, i cili e shpërbleu me shifrën totale 110,737.76.





