E ngritur si problem edhe më herët nga "DurrësLajm", zhurma në shëtitoren "Taulantia" sot ka marrë fund, pasi me çmontimin e të gjitha lodrave, pas kaq shumë kohësh, shëtitorja tashmë i është kthyer qytetarëve.
Policia bashkiake ka vijuar me të gjtha strukturat mbështetëse aksionin për lirimin e hapësirave publike të shëtitores bregdetare.
Bashkiakët kanë kërkuar lirimin e hapësirave të zëna nga lodrat e jo pak debate ka patur midis subjekteve dhe inspektorëve të cilët janë të bindur për të vazhduar deri në fund aksionin.
Shumë subjekte kanë vite që tregtojnë këtu dhe i kanë vendosur lodrat në mënyrë jo të ligjshme. Largimi nga shëtitorja ku e kishin aktivitetin të garantuar çdo mbrëmje për shkak të fluksit të njerëzve, ka sjellë edhe zemërim të këtyre subjekteve.
Policia bashkiake është e bindur se do t'i shkojë deri në fund aksionit të nisur pak ditë më parë në këtë shëtitore.
(Në fotot më poshtë mund të shihni se si ka qenë shëtitorja më parë, ndërsa në videon e filmuar nga operatori i “DurrësLajm”, se si paraqitet aktualisht gjendja pas aksionit të ndërmarrë.)
SHËTITORJA "TAULANTIA" MË PARË





