Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, Sulejman Demollari me motivacioni e vlerësimit të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit.Ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta.

Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. "Titulli 'Mjeshtër i madh' që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi", u shpreh Demollari pas dekorimit.