Kjo kabinë që ndodhet përbri bashkisë së Durrësit, në hyrje të bulevardit “Epidamn”, është përplasur sërish nga një makinë duke u kthyer gati përmbys.

Siç duket, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që do të ketë qenë makina, dhe drejtuesi i saj do ketë humbur kontrollin në kthesë.

Nuk raportohet për të lënduar deri më tani.

Kjo kabinë nuk po gjen qetësi, pasi vazhdimisht automjetet përplasen me të, teksa marrin kthesën me shpejtësi tej normave të lejuara.