Samiti i parë i mbledhur ndonjëherë mes liderëve të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor, ka lajmëruar presidenti Trump.
Në prill, Trump shokoi komunitetin ndërkombëtar duke pranuar ftesën e takimit nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Dyshja më herët ka shkëmbyer fyerje dhe kërcënime, por ky ndryshim diplomatik erdhi pas bisedimeve mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.