Përdoruesit e rrjetit social Instagram në mbarë botën nuk janë në gjendje të ngarkojnë në profilin e tyre lajme ose foto.
Problemet u shfaqën anembanë botës, por shumica e raportimeve vinin nga Evropa, SHBA dhe Japonia, sipas faqes Down Detektor. Ndërsa raportet janë të shpërndara, ato nuk duket se kanë prekur të gjithë përdoruesit.
Ata që kanë hasur probleme të tilla kanë dëshmuar se mund të shohin profilet e njerëzve duke shkuar në faqen e internetit të Instagram. Instagram rrallë ka probleme me shpërndarje kaq të gjerë. Por me qindra miliona përdorues, çdo ndërprerje ka një ndikim të madh.





