Gjendja e degraduar e autostradës Durrës-Tiranë dihet prej kohësh… gropat sa vijnë e shtohen dhe amortizimi i rrugës theksohet gjithnjë e më shumë!
Kësaj zamallahie në aksin rrugor më të rëndësishëm të vendit, i shtohet edhe një episod i çuditshëm. Paraditen e sotme, një lopë ka zaptuar njërën prej korsive.
Kafsha ka dalë nga tokat në anë të autostradës në afërsi të urës së Shkozetit, duke iu zënë kështu rrugën mjeteve. Personat që po kalonin me makinë në ato momente kanë sjellë pamjet në redaksinë e “DurrësLajm”, duke thënë që lopa po kthehej në një burim të vërtetë aksidenti.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati ndonjë pasojë.





