Një nxënës i një shkolle profesionale në shtetin rus qëlloi dhe plagosi një nxënës tjetër përpara se të vriste veten, thanë zyrtarët rajonalë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se nxënësi 17-vjeçar qëlloi shokun e klasës në shkollën Barabinsk, përpara se të kthente armën kah vetja.

Sipas komitetit sulmuesi ka vdekur nga plaga në vendngjarje, ndërsa viktima e tij u dërgua në spital. Ndërsa dy nxënës të tjerë u hodhën nga dritarja për të ikur nga sulmuesi.

Kujtojmë që në janar, 15 nxënës janë plagosur në një sulm me thikë nga një adoleshent në qytetin rus Perm.