Paraditja e sotme (10 maj) mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; vranësira më të shpeshta lokalizohen në zonat Lindore. Pas mesditës vranësirat bëhen të dendura në territor duke sjellë shira të përkohshme në Ultësirën Perëndimore, por shira më të dendura në zonat malore, ndërsa Jugperëndimi vijon pa shira.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, por në det vijon dallgëzim i ulët.
MOTI PËR MUAJIN MAJ
Deri në mesin e muajit do të vijojë të mbizotërojë mot me vranësira dhe kryesisht me reshje shiu. Të dhëna jo të mira vijnë edhe për temperaturat, pasi sinoptikanët parashikojnë një mot të freksët deri në fund të majit.
Parashikimi i Meteoalb:
Tabloja AFATMESME: shirat vijojnë gjatë 15-ditëshit të parë të muajit, por mbeten prezent deri në fund të tij kryesisht në zonat Qendrore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të larta gjatë gjysmës së parë të muajit maj, por pas dt. 15 maj, mot kryesisht më i freskët.






