Kualifikimi i Shqipërisë për në finalen e Eurovision që këtë vit zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë duket se nuk është pritur mirë nga fqinjët tanë grekë.

Ndonëse performanca e Eugent Bushepepës me këngën ‘Mall’ u vlerësua shumë, grekët kanë shpërthyer me komente dhe fyerje, pasi përfaqësuesja e Greqisë nuk arriti të futet në finale.

Komentet e grekëve në rrjetet sociale janë të habitshme. Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bërë në rrjetet sociale:

“Te kualifikohet Shqiperia dhe jo ne greket, çfare tjeter do te degjojme akoma, kishin edhe kengetare me mikrofone ne Shqiperi perveç hajduteve, te pagedhendurve dhe te pashkolleve?!”

“Kengetari i Shqiperise, na ka shtruar vjet pllakat e shtepise.”

“Shqiperia? Po beni humor apo jo”

“Te kaloje Shqiperia dhe jo ne?”

“Te kaloje Shqiperia dhe Irlanda me gay dore per dore dhe mos kaloje Greqia??? E tmerrshme domethene, Vafshi ne djall!!!”

“Kaloi Shqiperia Maqedonia dhe Bullgaria dhe na lane ne jashte keta jane komshinjte tane, t’i gezojme.”