Interpretimi i Eugent Bushpepës në Eurovision si dhe ai i Ryan O’Shaughnessy’s, përfaqësuesi i Irlandës, janë ndaluar që të transmetohen në Kinë, për 2 arsye të ndryshme.
Sipas “Esctoday”, Eugenti nuk u shfaq në transmetimin kinez të mbrëmshëm, për shkak të një rregulloreje të sapo futur, e cila ndalon artistët dhe aktorët që shfaqin tatuazhe në televizion.
Rregulli u prezantua në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radioja, Filmi dhe Televizioni i Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin aktorët me tatuazhe.
Eugent u hoq edhe nga njoftimi i kualifikimit, ku transmetuesi tregoi vetëm një pjesë të reagimit të ekipit shqiptarë.
Ndërkohë përfaqësuesi i Irlandës nuk është futur në transmetim gjatë performancës sepse në skenë kishte një çift meshkujsh që këcenin duke sjellë historinë e një çifti gay, ndërsa ndryshe nga Shqipëria, është transmetuar momenti i kualifikimit.





