Gjatë një konference me gazetarët në Ditën e Evropës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duke iu sjellë në vëmendje shembuj pozitiv shqiptarësh, deputetëve skeptik të Holandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka deklaruar se në Eurovision nuk ka tre holandezë, por tre shqiptarë.
"Nëse një deputet përmend një qytetar shqiptar që ka kryer një akt kriminal në Holandë unë do t'i thosha që ka me dhjetëra qytetarë që në fusha janë simbol edhe për BE edhe për holandezët. Besoj nuk ka tre holandezë që konkurojnë ne Eurovizion, por tre shqiptarë ka. Kjo është një kartë pozitive dhe tre shqiptarë përefaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron."





