Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi ka deklaruar besimin e plotë se çështja e vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën Haxhia është dënuar në mungese do të rihapet dhe se më shumë detaje do të tregohen në kohën dhe momentin e duhur.

Sipas avokatit, Izet Haxhia është akomoduar në burgun 302 në kryeqytet dhe pyetjes së gazetarëve nëse ndihet i rrezikuar për jetën, avokati i tij shprehu se kjo është një gjë që nuk ka pse të ndodhë.

"Pikësynimi ynë është të rihpaim dosjen nga e para se hetimi i është bërë në mungesë. Domethënë se gjykata e shkallës së parë Tiranë në 2001 ka deklaruar largimin e ikjen e të pendehurit duke caktuar avokat kryesisht. Kemi besim të plotë se cështja do shkojë drejt rihapjes. Klienti nuk shfaqi ndonjë problem, institucionet shteterore kanë marrë të gjitha masat. Ai është i akomoduar si të gjithë të burgosurit e tjerë ne burgun 302, s’ka arsye pse të ketë rrezik për jetën. I kemi bërë gjërat gati, në ditët në vijim do i mësoni të gjitha detajet. Në kohën dhe momentin e duhur do flasim. Izet Haxhia është gjykuar në mungesë e kjo domethënë që cështja do rihapet", tha ai.