Ministri i Financave i Serbisë, Dushan Vujoviç ka dhënë dorëheqje më 7 maj, duke përmendur arsye personale.
Vujoviç i ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeminisres Ana Brnabiq. Aty ai ka detajuar arsyet e largimit të tij, ka raportuar e përditshma serbe Blic dhe televizioni N1.
Televizioni N1 ka raportuar se kryeminisrja serbe do të njoftojë më 8 maj Parlamentin serb për këtë dorëheqje.
“Katër vjet janë të mjaftueshme që një person ta dëshmojë veten në një pozitë publike”, ka shkruar në letrën e dorëheqjes së tij Vujoviq, ka raportuar N1.
Ndërkaq, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në Beograd më 7 maj për të nisur bisedimet për një program të ri të mbështetjes për vendet e Ballkanit, për të shtyrë përprara reformat dhe për të nxitur rritjen ekonomike.
Ish-ekonomist i Bankës Botërore në Ukrainë dhe në selinë në Uashington, Vujoviq ishte emëruar në postin e ministrit të Financave më 2014 dhe ka qenë i përfshirë në bisedimet e Serbisë për një marrëveshje me FMN-në.
Ka kohë që flitet për mundësinë e riorganizimit të kabinetit të Brnabiq. Kryeministrja serbe ka thënë se “kushdo që nuk është në gjendje të japë të gjitha nga vetja”, do të shkarkohet nga kabineti i saj.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës, por se për momentin, pritoritet është zgjidhja e “nyjes së Kosovës”, duke iu referuar kështu përpjekjeve të Serbisë për të përmirësuar raportet me Kosovën, si pjesë e përpjekeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /REL