Një qytetar ka sjellë në redaksinë e DurrësLajm disa foto të shkrepura në bregdetin e plazhit të madh. Ngrohja e motit ka bërë që pronarët e plazheve private të vendosin përgjatë vijës bregdetare shezllonet, të cilat në disa raste janë vënë deri në ujë.
Qytetarëve që dalin të bëjnë xhiro bregut të detit u duhet të kalojnë përmes shezlloneve, pasi hapësirat e tjera janë krejtësisht të zëna.
“Këto janë hapësira që duhet të krijoni për publikun….”,- shkruan qytetari durrsak.
Policia Bashkiake e Durrësit ka paralajmëruar një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit, menjëherë pasi të mbarojë aksioni i nisur në shëtitoren “Taulantia”.





