Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës që do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca do të zhvillohet sot ora 10:00.
Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4-t i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e Vettingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Deri tani nga gjykata Kushtuese, Vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon dhe Altina Xhoxhajn, ndërsa Vitore Tusha e kaloi. Kujtojmë që Besnik Imeraj u dorëhoq, ndërsa gjykata është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim.
Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.
Rezultatet e Vettingut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi





