Reperi i njohur kosovar Elinel së fundi ka publikuar hitin e tj të ri “Për Familjen”. Këngëtari i shumë hiteve si “Lambo”, “Kam nevojë”, “Mos m’le me ra’ etj, ditën e djeshme ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim në Instagram.
Ai ka publikuar dy video ku shfaqet duke filmuar nga makina e tij bashkëshorten që ndodhej përballë tij me një tjetër makinë, të cilën e kishte ndaluar policia.
Reperi Elinel ka zgjedhur të qëndrojë larg vendit ku po ndodhte ngjarja dhe e ka lënë gruan të sqarohet vetë me policët.
“Kur gruaja jote është gangsterja”, ka shkruar ai në videon e parë.
“Shpëton se je gruaja e Ellit normal”, shkruan këngëtari me humor në videon e dytë.





