Moti vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja sjell intensifikim të përkohshëm të shirave në të gjithë territorin deri në mbrëmje, kur shirat do jenë të dobëta në zona të izoluara.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit në gjithë vendin, por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave në Qendër dhe Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Parashikohet që edhe java që vjen të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve, kur priten shira thuajse në gjithë vendin.

E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës, por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temperaturave në të dy ekstremumet ditore duke variuar nga 9 në 25°C.