Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit të të rënëve të kombit shqiptar, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kryer homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës.
Në respekt të veprës heroike të këtyre dëshmorëve e heronjve, kryebashkiaku Dako ka vendosur kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri. Së bashku me kryebashkiakun Dako kanë zhvilluar homazhe edhe veteranë, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë.
Të gjithë të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit.
Kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se të gjithë përkulen me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i arsimit, kulturës, rinisë, sporteve dhe komuniteteve fetare në Bashkinë e Durrësit Adrian Gurra i cili deklaroi: “Si çdo 5 maj jemi mbledhur këtu në Mauzoleumin e
Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.





