Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në qytetin e Lezhës.
Në këtë aktivitet, Vlahutin iu ka bërë thirrje qytetaëve të mos ikin nga vendi për të kërkuar azil pasi është humbje kohe dhe kosto për ta.
"Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë, pasi ajo është në hartën e Evropës. Një thirrje nëse mendoni të gjeni ndonjë mënyrë tjetër për të lëvizur nga vendi mos e bëni përmes idesë që të kërkoni azil. Mos ikni nga vendi për azil. Azilkërkimi është për ata njerëz që kanë kaluar përndjekje të tmerrshme, si ata që kanë ikur nga Siria e Afganistani. Mos ju besoni atyre që ju japin ide të tilla për të punuar se është humbje kohe dhe kosto", – tha Vlahutin.





