Në një kohë kur integrimi në tregun e punës është i vështirë, sidomos për të rinjtë që janë ende duke ndjekur studimet apo sapo janë diplomuar, një mundësi mjaft e mirë vjen për të gjithë ata që janë në kërkim të zbulimit të talentit të tyre.

Albanian Skills Week 2018 vjen për herë të parë në Shqipëri, ndërkohë që ky është edicioni i katërt i këtij eventi, por i pari i këtij lloji në përmasa kaq të mëdha dhe i shtrirë në kohë përgjatë një jave.

Një panair kushtuar aftësive profesionale, që i fton të rinjtë të përfshihen në konkurse profesionale, ku ata do të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre dhe nga ana tjetër kompanitë që operojnë në vendin tonë do të kenë mundësi të afrojnë pranë stafeve të tyre elementë premtues për të ardhmen.

Edicioni i katërt i Albanian Skills starton më datë 7 maj për të ulur siparin në fund të javës së ardhshme. Grupmosha e pjesëmarrësve është nga 16 deri në 26 vjeç.

Do të jenë 6 ditë të dedikuara zbulimit të aftësive profesionale, workshop-e dhe trajnime, një javë tërësisht në funksion të zhvillimeve më të reja në fushën e teknologjisë.

Ajo që e bën të veçantë këtë event është jo vetëm numri i madh i të rinjve që pritet të marrin pjesë në të, por edhe fakti se ai do të jetë i lëvizshëm, duke u spostuar edhe në ambientet e kompanive të mëdha që operojnë në kryeqytet. 

Për të gjithë ata të rinj që janë në kërkim të një sfide, që dëshirojnë të evidentojnë talentin dhe aftësitë profesionale Albanian Skills Week 2018 është mundësia e artë që po kërkonin.

Aktivitetet një javore në Albanian Skills Week 2018:

Mon 7 May 2018

10:00 – 11:00 | Tirana Business Park | Official launching of Albanian Skills Week 2018 & Press Conference

10:00 – 14:20 | Tirana Business Park | Training & Competition in Assembling Electrical Panels | powered by Schneider Electric & A BI ESSE | read more &register…

14:30 – 17:00 | Communication Progress | Road Map of Digital Skills Evolution | powered by Communication Progress | read more & register…


Tue 8 May 2018

09:00 – 16:00 | A BI ESSE | Form Cabling to Smart Home Soultions | Practical Training & Open Doors @ A BI ESSE & Urmet | read more & register…


Wed 9 May 2018

11.00 – 12:30 | Tirana Business Park | EcoStruxure – Innovation in Industry | powered by Schneider Electric & ITE Group | read more & register…

14:00 – 15:00 | Albesol | Meet young professionals at Albesol | powered by Schneider Electric & Albesol | read more & register…


Thu 10 May 2018

10:00 – 15:00 | EuroElektra Shpk | Touch the Renewables Revolution in Albania | Practical Training & Open Doors | powered by EuroElektra Shpk | read more & register…


Fri 11 May 2018

13:00 – 16:15 | Tirana Business Park | Skills Forum 2018 | Forum & Networking Event for Partners & Companies | read more & register…

14:30 – 16:30 | Tirana Business Park | Innovative Solutions in Building Management Systems | powered by Schneider Electric | read more & register…


Sat 12 May 2018 @ Tirana Business Park

09:00 – 18:00 | Tirana Business Park | Albanian Skills Competition 2018 | read more…

10:00 – 14:00 | Tirana Business Park | Entrepreneurship & Pathways to Success | powered by Evers-Xcellence Switzerland | read more & register…

14:00 – 16:00 | Tirana Business Park | Imagina e crea il tuo futuro | Workshop in Neuro-Linguistic Programming (NLP) | powered by Angelo Bianchi Design Italy | read more & register…

14:00 – 17:00 | Tirana Business Park | Future Gigs – First Children’s Tech Championship Albania | read more & register…

 

14:30 – 17:00 | Tirana Business Park | Training on Leadership | powered by Evers-Xcellence Switzerland