Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.
"Komisioni e konsideron të mbyllur procesin e rivlerësimit. Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit", deklaroi KPK.
Pas këtij vendimi, avokatja mbrojtëse e Xhoxhajt deklaroi se:
"Ka bërë deklarim të plotë dhe sipas ligjit për kontrollin e pasurisë nuk ka pasu deklarim të rremë apo të pasaktë, ka kaluar testin sipas atyre që kem i dorëzuar në dosjen përkatëse. Ligji parashikon dhe apelimin, kështu që do përdorim të gjitha mjetet ligjore për të ndjekur të gjithë procesin dhe jemi me bindje të plotë që do të kalojë."





