Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të përfituar nga programi veror i punësimit në SHBA.
A mbasada bën me dije që të gjithë të interesuarit të drejtojnë pyetjet e tyre, pasi do t’ju kthehet përgjigje.
"Studentë universiteti – jeni kurioz për Programin Veror të Punësimit? Jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja! #PyetAnën", shkruhet në faqen e ‘Facebook’ të ambasadës.
Po ashtu ambasada sqaron se programi veror nuk është thjesht një program pune, por është edhe një shkëmbim kulturash mes studentëve.





