Që nga dita e sotme, spitali rajonal i Durrësit ka një drejtoreshë të re. Ashtu siç edhe pritej, mjekja e njohur infeksioniste Nadire Kërtusha (Jani) është emëruar në këtë post të rëndësishëm.

Po kush është mjekja Nadire Kërtusha (Jani)?

Doktoreshë Kërtusha është mjeke infeksioniste dhe për një kohë të gjatë ka mbajtur postin e shefes së repartit infektiv pranë spitalit të Durrësit.

Mjekja Kërtusha ka mbrojtur titullin Doktore Shkencash në fushën e mjekësisë.

Ajo ka bërë një sërë specializimesh dhe trajnimesh si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, si dhe është trajnuar për menaxhim të sistemit shëndetësor të rrethit.

Në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor 2017, mjekja Kërtusha u rendit e dyta mes 4 kandidatëve në garë, vetëm dy pikë larg nga vendi i parë që e fitoi Alban Ramohitaj.