Moderatorja Rudina Magjistari ka ironizuar shkrimet kritikuese pas intervistës së Ijes, gjyshes së aktorit të humorti, Bes Kallaku në emisionin e pasdites në Tv Klan.

Përmes një postimi në Instagram, Rudina ironizon ata që kërkonin modelin tek Ija, duke thënë se Ija është modeli i një zonje të mirë që për të siguruar jetesën, pranon edhe se ka bërë punë krahu e fushe.

"Meqë dje, disa prej komentuesve "të shqetësuar" e ndonjë gazetareje lart e poshtë, qe sugjeron ligjërata akademike çdo dite pasditeve në TV, se çfarë modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj që përveçse argëtoi, na kujtoi modelin e njeriut që për të siguruar jetesën bën edhe punë krahu e fushë, që ka rritur plot fëmije e nipër të mbarë e që pavarësisht jetës së vështirë, buzëqeshja dhe humori ia gëzon shpirtin edhe sot e kësaj dite, qe ka vajtur afër të tetëdhjetave. Do uroja shumë që këtë model ta ndiqnin edhe shume prej atyre që rrinë e shkojnë kohën në FB duke komentuar lart e poshtë, në vend që të merren me një punë e të mbushin jetët e tyre. Gëzuar 1 Majin!"– shkruan moderatorja nè Instagram.