Një kazan plehrash është përfshirë nga flakët në ambientet e brendshme të portit të Durrësit, pranë degës së Doganës.
Një prej punonjësve aty pranë, bën me dije për “DurrësLajm” se menjëherë sapo ka lajmëruar zjarrfikësen, forcat e saj kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, ndërsa kazani është shkrumbuar.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, nëse është ndezur nga ndonjë cigare apo dikush e ka kryer me qëllim.
Djegia e plehrave është diçka e zakonshme në vendin tonë, ku në shumë raste, banorët nëpër zona të ndryshme i vënë zjarrin mbetjeve urbane duke ndotur masivisht ajrin, çka shkakton dëme për shëndetin e njeriut dhe qënieve të tjera të gjalla.





