Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kërkesat për 7 destinacione të reja në prag të sezonit turistik si dhe dyfishim kapaciteti për 2 të tjera.

Këto linja do të funksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm edhe në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter

1. Helsinki-Tiranë. Fluturim në periudhën 11 maj – 28 shtator.

2. Kopenhagen-Tiranë. Fluturim në periudhën 2 qershor- 18 gusht.

3. Budapest-Tiranë.

4. Moske-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator.

5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor.

6. Goteborg-Tiranë. Fluturim në periudhen 6 qershor – 3 tetor.

7. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick. Periudha e fluturimit nga qershor deri në shtator.

Destinacionet e reja skedule

1. Tel Aviv-Tiranë. Periudha e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor.

2. Luton-Tiranë. Fluturim në periudhen 19 prill deri në 27 tetor.