Kryeministri Edi Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se janë goditur 9 grupe kriminale, ndërsa janë mbi 110 të arrestuar

Pjesë nga intervista:

Tare: Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri veprojnë 40 grupe kriminale, po ndërkohë nuk është mësuar për ndonjë asgjesim të tyre?

Rama: 9 prej tyre janë ndaluar nga operacioni forca e ligjit dhe janë mbi 110 të arrestuar. Po kuptohet, gjërat pozitive nuk bëjnë bujë siç bëjnë ato negative.

Tare: Po goditen grupet kriminale?

Rama: Po goditen dhe vazhdojnë të goditen pa diskutim. Dhe pastaj e kuptoni që vetëm sekuestrimi i aseteve kriminale në vite është 5 fishi i 8 viteve te qeverisë së mëparshme. Në 8 vite u sekuestruan 27 mln euro, ndërkohë në këto 4 vite e fundit janë sekuestruar 5 herë më shumë.

Tare: A ka mbjellje kanabisi në Shqipëri?

Rama: Kanabisi është histori e mbyllur.

Tare: Po ndërkohë vazhdojnë të kapen sasi të dala nga Shqipëria.

Rama: Do kapen deri në fund, deri kur të ketë. Ndërkohë është fakt që kultivim më në Shqipëri në përmasa një lule këtu një lule atje, nuk do ketë.