Sot u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë për Greqisë për kufizimin e zonave detare.
Lajmi është bëri i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.
“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftim.
Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.
Anëtarët e tjerë të grupit janë:
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Aida Hajna, zv.drejtore e Policisë
Elira Koka Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografise
Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise
Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, Ambasador në Londër
Arsen Mullahi
Viktor Doda
Ardjan Bylyku, nga AKBN.





