Sistemimi i rrjetit të kanalizimeve i jep fund problematikës në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Investimi është duke u kryer për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve dhe pushuesve në këtë zonë. Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, tha se investimi i cili po kryhet prej disa muajsh në këtë zonë e që ka shkaktuar jo pak trafik e rrëmujë pritet të mbyllet deri në 30 Maj.
Në një prononcim për DurrësLajm, kryebashkiaku tha se deri në 15 ditëshin e fundit të muajit maj pritet që firma zbatuese të hedhë asfaltin në të gjithë segmentin rrugor, pasi të jetë mbyllur përfundimisht vendosja e rrjetit nëntokësor.
Aktualisht në Durrës është duke u realizuar projekti prej rreth 6 milionë euro për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve. Në fund të këtij investimi nuk do të ketë më derdhje të ujërave të zeza në det.
K.H.





