Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurat e verifikimit të ankesës së bërë për procesin "Veliera" për gjyqtarin Ergys Gashi.

60 ditë nga mbyllja e procesit gjyqësor në Gjykatën Aadministrative, gjyqtari Gashi nuk e ka zbardhur vendimin duke bërë që kjo të kthehet në një precedent në këtë drejtim.

"Bashkia e Durrësit ka dërguar ankesë për gjyqtarin në Ministrinë e Drejtësisë", deklaroi titullarja e këtij institucioni. "Inspektoriati është duke verifikuar ankesën e bërë për gjyqtarin Ergys Gashi."

Gjonaj tha se Ministria e Drejtësisë ka dërguar 12 ankesa për gjyqtarët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por për asnjë prej gjyqtarëve nuk është marë masë disiplinore nga anëtarët e KLD-së.

Precedenti i moszbardhjes së vendimit të sheshit "Veliera" është përsëritur disa vjet më parë, ku mos zbardhja e vendimit gjyqësor në ngarkim të Ilir Xhakjes nga ish-qjyqtari Neritan Tabaku, bëri që Ilir Xhakja të përfitonte lirinë e të ekzekutonte kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiraj në vitin 2013.

Aso kohe veprimi i gjyqtarit i kushtoi atij vendin e punës dhe një betejë të gjatë ligjore, ndërsa aktualisht moszbardhja e vendimit gjyqësor të  sheshit "Veliera", ka lënë në mes një investim 6 milionë dollarësh.

Investimi është në qendër të Durrësit dhe qëndron i bllokuar prej gati 1 viti e gjysëm. 

Njëkohësisht, ministrja u pyet nga një studente edhe për faktin që me nisjen e procesit të Vettingut nuk funksionon Gjykata Kushtetuese që sipas së cilës është vetëm çështje e përkohshme.

Këto deklarata Ministrja Gjonaj  i bëri gjatë një leksioni të hapur me studentët e fakultetit të drejtësisë në universitetin "Aleksandër Moisiu". Studentët e Durrësit e kanë "gozhduar" jo pak me pyetje ministren e re.