Emri i saj ishte në listën e gjyqtarëve që do të kontrolloheshin mbi pasurinë e kontrollin e figurës në kuadër të vettingut, por pas dorëheqjes nuk do të kalojë në procesin e vettingut.
Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi e cila ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore.
Brunilda Kasmi ka një eksperiencë prej 21 vitesh si gjyqtare dhe ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Në vitin 2015, ILDKP e kishte përfshirë gjyqtaren Kasmi në listën me 81 zyrtarë të lartë që ishte gjobitur pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.





