Një 32-vjeçar nga Shijaku është arrestuar në flagrancë nga policia në zonën e Shkozetit, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Nga informacionet e policisë, mësohet se ditën e diel, ra në pranga shtetasi F.S, vjeç 32, banues në Shijak.
Ai u kap në lagjen 14, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.





