Gjykatën e Tiranës dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj dy personave të arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, gjatë tentativës së grabitjes së marketit në Kamëz mbrëmjen e së mërkurës.
Trupa gjykuese pranoi kështu caktimin e masës së sigurisë të kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës për Ruzhdi Hoden dhe Vladimir Kurtin.
Ndaj tyre rëndojnë dy akuza, "vjedhje me pasojë vdekjen" dhe "armëmbajtje pa leje". Para togave të zeza, Kurti dhe Hode kanë pranuar që kanë ikur për të grabitur, ndërsa në lidhje me ekzekutimin akuzojnë njëri-tjetrin.





