E hëna mbetet me kthjellime gjatë paradites, por vranësira të shpeshta sjell pasditja në zonat Lindore, ku priten shira të përkohshme.

Sipas parashikimit të “Meteoalb”, ditët e para të muajit maj, e marta dhe e mërkura vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herëpashershme, më të dukshme gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshme kryesisht në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten, duke variuar nga 9 – 10°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Juglindje, deri në 31 – 32°C, maksimumi i mesditës në zonat e ulëta.