Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17.45, por është raportuar tani nga mediat franceze.
Fqinjët dhënë alarmin, të cilët e gjetën kufomën në oborr. Ata denoncuan se në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach në Mulhouse, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan “France Bleu”.
Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 30-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia.
Dyshohet se i riu me origjinë kosovare është vrarë nga fqinji i tij nga kati i tretë, për shkak të zhurmës së madhe që po bënte.





